Rend dhe Ligj

Vrasja e Hekuran Billës, arrestohet një tjetër i dyshuar

Policia ka arrestuar një tjetër të dyshuar lidhur me vrasjen e vrasjen e Hekuran Billës, i cili u ekzekutua më 11 qershor tek zona e njohur si “Komuna e Parisit”. I arrestuari është Andi Agraja, 32 vjeç, i cili u kap në një lokal gjatë kontrolleve të ushtruara. Mësohet se 32-vjeçari në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë është larguar me vrap, duke hedhur në tokë një çantë, brenda së cilës Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri tip pistoletë, me një krehër me 7 fishekë kalibër 9 mm.

Shërbimet e Policisë kanë vijuar ndjekjen dhe pas disa minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit Andi Agraja, banues në Shkodër.

Më herët në lidhje me vrasjen e Hekuran Billës janë vënë në pranga Viktor Marku në Mal të Zi, i cili është edhe vëllai i Prel Markut, i vrarë në Angli edhe Sebastian Mali, nipi i Prel Markut. Megjithatë, edhe pse në komisariat prej ditësh, ai nuk ka pranuar fajin, duke u shprehur se ka qenë në zonë natën e krimit, por ka qarkulluar për qejfin e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë