Ne rrjet

NATO përgatitet për valën e dytë të koronavirusit

Ministrat e mbrojtjes nga vendet e NATO-s kanë rënë dakord për të grumbulluar pajisje mjekësore dhe t'u kërkojnë vendeve anëtare që të kontribuojnë në një fond urgjence për të blerë edhe më shumë furnizime, pasi Aleanca po përgatitet për një valë të dytë të pandemisë.

Përgatitjet për t'iu përgjigjur valës së ardhshme të pandemisë mbizotëruan telekonferencën dyditore të NATO-s, të organizuar nga Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg në Bruksel.

Ministrat e mbrojtjes ranë dakord sot për një plan operativ, i cili përfshin transportimin e furnizimeve mjekësore në vendet më të goditura dhe ndërtimin e spitaleve në terren, kudo që është e nevojshme.

Në përfundim të takimit sot, Stoltenberg tha që NATO ka ndërmarrë çdo hap që mundet për të siguruar që kriza globale e shëndetit të mos kthehet në një krizë sigurie.

Si Shqipëria, ashtu edhe kombet të tjera u përpoqën të furnizoheshin me mjetet themelore, të tilla si maska ​​mbrojtëse dhe ventilatorë, kur Covid-19 nisi të përhapej në mbarë botën. Frika nga një valë e dytë u intensifikua këtë javë kur numri i rasteve të reja ua kaloi atyre të regjistruara gjatë karantinës, duke shëruar një rekord prej 82 rastesh të reja të martën.

Covid-19 u ka marrë jetën mbi 450,000 pacientëve në mbarë botën. Në një deklaratë për media, Stoltenberg tha se angazhimi i bashkësisë ndërkombëtare është thelbësore për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit gjatë pandemisë.

"Këto kohë të jashtëzakonshme na kujtojnë se sa e rëndësishme është të mbajmë marrëdhënie pozitive dhe konstruktive me miqtë dhe aleatët tanë," tha ai.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë