Një arsenal armësh është zbuluar në një banesë në zonën e Yzberishtit. Në banesë u gjetën mbi 20 armë të rënda, mes tyre edhe një snajper, bazë e trafikut të armëve dhe vrasësve me pagesë.
Armët u zbuluan gjatë një operacioni nga policia e Tiranës, vijon kontrolli edhe në banesa të tjera për zbulimin e armëve dhe municioneve. Në pranga ka rënë një person, e ndërsa po punohet për arrestimin e një tjetri, identiteti i të cilëve nuk dihet ende. Pritet deklarata zyrtare e policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




