Në këtë situatë të vështirë të shkaktuar prej koronavirusit dhe me mbylljen e çdo aktiviteti punonjësit u shpërblyen me pagat e luftës.
Kategoria e njerëzve që kanë ngritur zërin këtë herë për pagën e luftës janë artistët, ata të vetëpunësuar, për përjashtimin nga çdolloj ndihme nga qeveria.
Këngëtari Stefi Prifti shprehet i pakënaqur me këtë situatë në një kohë që janë hapur rreth 90% e bizneseve.
Ai thekson faktin se akoma nuk dihet se kur do të rifillojë profesioni i tyre, si koncertet dhe dasmat.
“Tre muaj e gjysmë pa punë! Artistët e vetëpunësuar, ndryshe nga ata që punojnë në shtet, të përjashtuar nga çdo lloj ndihme apo pakete qeveritare, qoftë kjo edhe rroge lufte po deshët..!
Askush nga ne nuk foli muajin e parë apo të dytë, bile nuk folëm edhe kur kaloi i treti muaj, por jo më.
Ne jemi qytetarë shqiptarë dhe kërkojmë të drejtat tona, sidomos tani që 90% e punëve dhe bizneseve të tjera janë hapur. Për të bërë më të qartë shqetësimin tim, dua t’ju them, se akoma nuk dimë kur dhe a do të filloje profesioni ynë të lejohet, padiskutim duke respektuar masat, njëlloj edhe si bizneset e tjera (ne shumë raste mbledhin më tepër njerëz bashkë në një vend të mbyllur..), të cilat vazhdojnë të funksionojnë falë Zotit dhe hapjes, duke përjashtuar koncertet dhe dasmat, si të ishin burimi i infeksionit..”, shkruan ai.
“Nuk e kuptoj: – pse dy standarde për të njëjtin problem? Çfarë ndryshon mes një lokali plot me njerëz që pinë birra dhe të njëjtit lokal që ka edhe muzikë live?
Çfarë ndryshon ndërmjet një fasonerie me 300 apo 400 punonjës me një lokal ku këndohet?”, vijon më tej Stefi në postimin e tij në “Facebook”.
Ai vë në pah se artistët nuk punojnë çdo ditë dhe për rrjedhojë hasin në vështirësi.
“Vërtet artistët e suksesshëm (dhe janë shumë pak), paguhen mirë në koncertet e tyre, por ata nuk punojnë çdo dite, janë në pritje të kërkesës dhe ofertës dhe suksesi në pagesat e tyre varet nga gjendja dhe momenti ku ata ndodhen! Pra, duhen edhe shume shpenzime për të krijuar e interpretuar këngë të reja, padyshim edhe klipet, studiot, veshjet, personazhet etj, etj”, shkruan Stefi Prifti.
Ndër të tjera, ai thotë se “Artistët shqiptarë (shumica e tyre) janë të përjashtuar edhe nga të drejtat e tyre autoriale që për çudi nuk diskutohet fare! Po kjo është një çështje tjetër që meriton vëmendje të veçantë.
Sa i përket koncerteve që domosdoshmërisht duhet të fillojmë, mund të jenë më të vogla dhe padyshim të monitoruara edhe nga njerëz të autorizuar nga shteti. Nuk po pretendojmë për koncerte të mëdhaja, të vështira për t’u menaxhuar, por hapësira me 200 – 300 persona ka sa të duash në territorin shqiptar dhe me kushte shumë më të mira se fasoneritë apo punishte të mbyllura”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



