Edhe pse Albin Kurti është larguar, dueli midis kryeministrit të ri të Kosovës dhe presidentit Hashim Thaçi vazhdon. Arsyeja e kësaj betejë të egër politike vazhdon të mbetet po e njëjta: dialogu me Serbisë.
Ashtu si të dy kryeministrat e fundit të Kosovës, edhe Avdullah Hoti po përpiqet të përgatisë terrenit për të marrë frenat e dialogut me Beogradin. Por Thaçi, i cili është rehatuar prej vitesh në karrigen e negociatorit, nuk është gati të lirojë vendin kaq lehtë.
Si asnjë kryeministër tjetër, Hoti ka prezantuar të mërkurën në Akademinë e Shkencave vijat re kuqr për dialogut me Serbinë, duke theksuar se do të zhvillohet në bazë të Kushtetutës së Kosovës.
Duke i dërguar një mesazh presidentit Thaçi, ai deklaroi në mënyrë të prerë se dialogu me Serbinë do të udhëhiqet nga kryeministri i vendit.
“Kryeministri është ai që do të drejtojë dialogun. Ka pasur diskutime nga më të ndryshmet, javët dhe muajt e fundit, unë nuk do të bëj kurrfarë gare me bartësit e tjerë institucionalë, pasi kompetencat e mia kushtetuese janë të qarta, përfshirë edhe kompetencat për dialogun”, u shpreh Hoti, duke i nxjerrë kështu dhëmbët presidenti.
Duke folur për vijat e kuqe të dialogut, Hoti u ndal tek teza e shumë përfolur e shkëmbimit të kufijve, duke thënë se integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm.
“Nuk ka kuptim asnjë marrëveshje pa njohje reciproke, dhe jo njohje reciproke të përkohshme, por njohje reciproke që na siguron anëtarësimin në OKB dhe na siguron njohjen nga pesë vendet e BE-së që ende nuk na kanë njohur”, ka shtuar mes tjerash Hoti.
Ai prezantoi platformën e tij, duke thënë se gjatë dialogut do të udhëheqë të gjitha çështjet e hapura me Serbinë, siç është fati i të pagjeturve, krimet e luftës, por edhe ndarja e kufirit. Hoti e bëri të qartë se do të përqendrohej tek dialogu që kur hoqi reciprocitetin me Serbinë, duke deklaruar se kishte ardhur koha që Kosova të ulej në tryezën e bisedimeve me Serbinë.

Një ditë pasi ai mori detyrën, Bashkimi Europian i kërkoi Kosovës të caktonte një kryenegociator që do të udhëhiqte dialogun. Kjo kërkesë duket të ketë qënë ajo që ka futur në “luftë” Hotin dhe Thaçin.
Duke i dërguar një letër urimi, presidenti francez Emmanuel Macron, e ftoi Hotin në një tryezë bisedimesh me Serbinë gjatë një samiti të ardhshëm në Paris. Duke sinjalizuar se Brukseli ishte gati të negocionte me Hotin, Macron shprehu besimin se kryeministri do t’i marrë masat e nevojshme për të bërë të mundur rifillimin e dialogut dhe tha se Serbia gjithashtu do të duhet të bëjë pjesën e saj të përpjekjeve.
“Sapo të rifillojë dialogu, i takon ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian të mbështesë përpjekjet tuaja për të arritur një marrëveshje. Roli i BE-së duhet të mbetet qendror, sepse kjo mosmarrëveshje është sfidë e sigurisë europiane”, tha Macron, duke theksuar se bisedimet do të udhëhiqeshin nga përfaqësuesi i lartë të BE-së, Josep Borrell, dhe përfaqësuesi special të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, për të udhëhequr ndërmjetësimin e dialogut.
Por Thaçi, i cili është përfshirë edhe në një përplasje me Lajcak, ka këmbëngulur që SHBA-ja të ketë rol udhëheqës në dialog, duke thënë se nuk do të bisedojë me të dërguarin e BE. Ky qëndrim duket se ka bërë që Brukseli t’i kthejë sytë nga Hoti. Por kjo nuk do të thotë se Thaçi, i cili gëzon mbështetjen e SHBA-së, do t’i hapë rrugën Hotit.
I pyetur në lidhje me debatin e fundit se kush do të udhëheqë dialogun Kosovë – Serbi ,Thaçi i i është kundërpërgjigjur Hotit, duke deklaruar se presidenti ka të drejtën të përfaqësojë vendin në skenën ndërkombëtare.
“Ne nuk jemi në garë me njëri-tjetrin. Presidenti i vendit e përfaqëson vendin në rrafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar, dhe gjithçka është e përcaktuar në Kushtetutën e Kosovës, kompetencat janë të qarta. Në këtë drejtim nuk ka asnjë dilemë”, ka shtuar mes tjerash ai.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka nisur më 2011 në Bruksel. Pas vendimit të kushtetueses dhe miratimit të qeverisë Hoti në parlament, Thaçi duket se ka forcuar edhe më shumë pozitën politike, duke e pozicionuar veten si figurën qendrore të dialogun me Serbinë.
Por njohësit e procesit të dialogut politik Kosovë-Serbi, thonë se procesin e dialogut, veç Qeverisë, nuk mund ta udhëheqë asnjë grup, por një kryenegociator.
Jeta Krasniqi, eksperte nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se procesi duhet të udhëhiqet nga ekzekutivi dhe të mbikëqyret nga Kuvendi i Kosovës.
“Është e rëndësishme që të ketë bashkëpunim mes institucioneve kushtetuese të Kosovës në mënyrë që ky proces të shkojë parapara dhe ne të sillemi si shtet serioz duke respektuar Kushtetutën, demokracinë e vlerat demokratike”, thotë Krasniqi.
Ajo shprehet se është jetike arritja e një konsensusi të përgjithshëm të spektrit politik për vazhdimin e dialogut dhe se ai duhet të udhëhiqet nga i pari i qeverisë, ndoshta edhe në konsultim me presidentin.
“Qeveria e Kosovës është ajo që duhet të udhëheqë këtë proces. Duhet të shfrytëzojë mundësinë për të krijuar një konsensus sa më të gjerë politik për ta shtyrë përpara këtë proces në konsultim me Presidencën. Ta informojë rregullisht Kuvendin dhe të jetë nën mbikëqyrjen e Kuvendit në vazhdimësi. Besoj se vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka thënë qartë se si duhet të veprohet. Tani institucioneve të Kosovës u mbetet që vetëm ta respektojnë atë”, thekson ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




