Djalit të ish-kryeministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe moderatorit Ermal Mamaqi u është hequr patenta. Berisha dhe Mamaqi po lëviznin me shpejtësi tej normave të lejuara mbrëmjen djeshme te TEG, e për pasojë u është hequr patenta.
Fillimisht është ndaluar nga Policia Ermal Mamaqi, i cili po lëvizte me mjetin tij “Renault” me një shpejtësi prej 120 km/orë. Ai nuk ka bërë rezistencë gjatë ndalimit nga policia. Ndërkohë, pas afro 10 minutash, Policia ka ndaluar mjetin tip “Benz S320”, ku në të ndodhej Shkëlzen Berisha, i cili po ecte me 128 km/orë. Ndryshe nga moderatori, Berisha kundërshtuar fillimisht Policinë.
Si Mamaqit dhe Berishës do t’i duhet të paraqiten në komision ku pritet të merret vendimi për heqjen e patentës nga 1 deri në 3 muaj, si dhe gjobë administrative.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




