Promovohej nga Presidenti amerikan Donald Trump, por edhe të tjerë, si trajtim i mundshëm kundër koronavirusit, por Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka pezulluar testimin klinik të ilaçit kundër malarias, hidroksikorokinës.
“OBSH ka ndaluar përkohësisht studimin për shkak të efekteve të pacientët me Covid-19” tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë një konference për media në Gjenevë.
Vendimi u mor pasi një studim zbuloi se sa pacientë të sëmurë Covid-19 të cilët u mjekuan me hidroksilklorinë kishin më shumë gjasa të vdisnin. Ai tha se një grup i pavarur ekzekutiv tani po rishikon përdorimin e hidroksilklorinës.
“Rishikimi do të marrë në konsideratë të dhënat e mbledhura deri më tani për të vlerësuar në mënyrë adekuate përfitimet dhe dëmet e mundshme që shkakton ky ilaç” tha ai.

Studimi, i cili përfshin rekrutimin në mënyrë aktive të pacientëve nga më shumë se 400 spitale në 35 vende, është një përpjekje globale kërkimore për të gjetur trajtime të sigurta dhe efektive për Covid-19.
“Jemi të shqetësuar për përdorimin e hidroksilkolinës tek pacientët me Covid-19. Unë dëshiroj të ritheksoj që këto ilaçe pranohen si përgjithësisht të sigurta për përdorim te pacientët me sëmundje autoimune ose malarie”, shtoi ai.
Por presidenti Donald Trump deklaroi më 18 maj se po merrte doza ditore hidroksilklorine.
Trump tha se ai ka marrë ilaçin kundër malarias pasi u këshillua me mjekun e Shtëpisë së Bardhë.
“Para dy javësh, unë fillova të pija një kokër cdo ditë”, tha Trump.
Trump tha se ai nuk ishte ekspozuar ndaj koronavirusit, dhe se filloi të merrte ilaçin sepse kishte dëgjuar nga mjekët në vijës e parë të betejës se po e merrnin atë në mënyrë parandaluese. Gazeta Si
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje