Rend dhe Ligj

Peqin, zbulohen 2,500 rrënjë bimë kanabis

Policia ka mundur të zbulojë 2,500 rrënjë kanabis sativa.Sipas policisë, janë kapur dhe arrestuar në flagrancë në tentativë për të kultivuar bimë narkotike, në vendin e quajtur ‘’Zgabel i Madh’’, në fshatin Pajovë të Njësisë Administrative Pajovë të Bashkisë Peqin, shtetasit shtetasit K. D., 25 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe Sh. K. 45 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Pajovë, Bashkia Peqin. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi M. K., 31 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 300 kubikë të kultivuar me fidanë kanabis, kubikë me pleh për të kultivuar fara kanabisi, një pajisje me helikë centrifugale me motor me depozitë karburanti në të, çadër si ato ushtarake, një sasi lekësh, tre automjete fuoristrada pa targa, në pronësi të shtetasit Sh. K. dhe pajisje shtëpiake.

Një ditë më parë, Policia e Kuçovës arrestoi dy persona, në kuadër të operacion “Diga” dhe u ka sekuestruar në një banesë në fshatin Demollarë të qytetit të Kuçovës, 100 kubikë me bimë narkotike “Canabis Sativa”, të gatshme për t’u kultivuar. Dy persona u arrestuan, Gerald Gjika, i njohur dhe si Klevis Sina 30-vjeç dhe Gentjan Bilishi 37-vjeç, të dy banues në lagjen 1 Maji në qytetin e Kuçovës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë