Një person është shpallur në kërkim në Përmet pasi akuzohet se ka thyer dhe vjedhur një dyqan në lagjen ‘Varrosh’.
Shtetasi me iniciale Z.J., banues në Përmet ka kallëzuar A.P., se në dyqan i kishte vjedhur një shumë parash. Ndaj A.P., kanë nisur menjëherë hetimet, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë, Përmet.
“Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.P banues në Përmet. Gjatë natës në lagjen “Varrosh”, Përmet dyshohet se ka vjedhur me thyerje në dyqanin e shtetasit Z. J.Autori ka vjedhur një shumë parash. Punohet për kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




