Jete & Stil

Jennifer Lopez në botën e sportit, 2,6 mld dollarë për ekipin e bejsbollit

Nga futbolli amerikan tek bejsbolli. Jennifer Lopez, një nga yjet e edicionit të fundit të Super Bowl, kërkon të vendosë duart mbi New York Mets. Lajmi është dhënë nga Scott Soshnick, ish-reporter i Bloomberg, ku është marrë nga media të ndryshme amerikane. J-Lo dhe shoku i saj Alex Rodriguez (i cili është gjithashtu ish-ylli i rivalëve të qytetit të Mets, New York Yankees) kanë kontaktuar JP Morgan Chase, bankën më të madhe në Shtetet e Bashkuara, për të siguruar kapitalin e nevojshëm për këtë investim: 2,6 miliardë dollarë për 80% të aksioneve.

Shifra është ajo që familja Wilpon, pronare e klubit, i kishte kërkuar filantropit Steve Cohen në dhjetor, përpara se tratativa të dwshtonte. Një shumë parash e frikshme, të cilës cifti Lopez-Rodriguez nuk mund ti afrohet (pasuria e tyre vlerësohet rreth 750 milionë dollarë). Ky është edhe arsyeja që të dy janë në kërkim të investitorëve dhe i janë drejtuar kolosit amerikan të shërbimeve financiare, duke shfrytëzuar imazhin e tyre. Nuk është aspak e rrallë, theksojnë mediat amerikane, që njerëz të famshëm vendosin fytyrën e tyre në operacione të tilla, duke u bërë imazhi i një shoqërie edhe pse duke mbajtur një kuotë minorance.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë