Jete & Stil

Imazhet e rralla të NASA-s, Jupiteri me të gjithë madhështinë e tij

NASA publikoi imazhet e rralla dhe me cilësi të lartë të shkrepura nga sonda “Juno”, në të cilat shfaqet me të gjithë madhështinë e tij planeti më i madh i sistemit tonë diellor, Jupiteri.

Fotot janë shkrepur përgjatë harkut kohor të 2 viteve, duke filluar që prej shkurtit të 2018. Ato tregojnë planetin në kënde të ndryshme të aparatit të Junos, ku shpërfaqen stuhitë e vrullshme në atmosferën e Jupiterit.

Në njërin nga imazhet, mund të ilustrohet më së miri madhësia e Jupiterit në krahasim me një nga satelitët e tij natyrorë. Fotoja ka shkrepur hijen e lënë në sipërfaqen e Jupiterit nga hëna Io e këtij planeti.

Sonda “Juno” e NASAs u nis në vitin 2011 me mision vëzhgimin e Jupiterit dhe analizimin e mundësisë që në gjigantin e stërmadh të gaztë të fshihej ujë në formën e ngrirë. Ajo u vendos në orbitën e Jupiterit në korrik të 2016 dhe që prej asaj kohe ka dërguar në drejtim të Tokës imazhe dhe të dhëna të rëndësishme për NASA-n në studimin e Jupiterit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë