Banksy ka publikuar një seri fotografish që tregojnë minjtë që shkaktojnë kaos në një tualet gjatë periudhës së karantinës si pasojë e Covid-19.
Artisti misterioz, identiteti i të cilit nuk është zbuluar asnjëherë publikisht, shfaqi pesë fotografi në llogarinë e tij në Instagram të mërkurën.
Ato tregojnë minj, të cilët janë shfaqur kudoj, duke bërë kërdinë në atë që supozohet të jetë shtëpia e tij.
Titulli në foto lexon: “Gruaja ime urren kur unë punoj nga shtëpia”.
Në fotografitë e reja shfaqen nëntë minj, që varen që nga mbajtësja e peshqirëve, duke shkelur në një tubet paste dhëmbësh dhe duke trokitur mbi pasqyrën e banjës në njërën anë.

Njëri duket se po numëron ditët e mbylljes, ndërsa një tjetër po lëkundet nga kordoni i llampës.
Kush është artisti misterioz Banksy?
Blanksy është një srtist rruge (street artist), përndryshe nuk do të bënte kuptim titulli i veprës së tij të fundit dedikuar izolimit nga koronavirusi “gruaja ime urren kur unë punoj nga shtëpia”.

Vepra e fundit e artit të rrugës e Banksy u shfaq në Ditën e Shën Valentinit në qytetin e tij të lindjes në Bristol dhe tregonte një vajze duke hedhur lule të kuqe në mur.
Ai u vandalizua 48 orë pas shfaqes së tij të parë./BBC/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.






