Rend dhe Ligj

Po ktheheshin në atdhe, Policia greke ndalon dhe gjobit 12 shqiptarë

Policia greke ka ndaluar 12 emigrantë shqiptarë, të cilët punonin në Mykonos dhe për shkak të humbjes së punëve ishin detyruar të ktheheshin në atdhe.

Ata u kapën duke udhëtuar për në Igumenicë duke u kthyer në Shqipëri dhe janë gjobitur me nga 300 euro, teksa Policia greke ka si argumet se shqiptarët nuk kishin arsye urgjente.

Po ashtu shqiptarët nuk u lejuan të vijonin më tej edhe pas gjobës teksa autobusi shkoi bosh në Igumenicë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë