Filma

Aktorët e “Contagion”, filmit që parashikoi Covid-19, kanë disa mesazhe për ne

Universiteti Columbia iu drejtua aktorëve në filmin e vitit 2011 për të dërguar mesazhe video sesi të sillesh në ditët e koronavirusit. Kate Ëinslet: "Lani duart tuaja. Jeta jonë gjithashtu varet nga kjo"

Një film i vitit 2011 që paralajmëro Covid-19...

"Mos prek askënd. Mos fol me askënd. Qëndro larg nga të gjithë". Pothuajse dhjetë vjet më parë Steven Soderbergh në “Contagion” tregoi për origjinën, përhapjen dhe panikun në mes të popullatës për shkak të ardhjes së një virusi të panjohur dhe vdekjeprurës. Një film katastrofik që ka një kast yjesh (Kate Winslet, Gwyneth Paltrow, Marion Cotillard, Matt Damon, Jude Law, Laurence Fishburne), por edhe një histori profetike që duket se parashikon realitetin tonë që jemi duke e përjetuar tani dhe për këtë arsye është në mesin e titujve më të lexuar e të transmetuar në rrjete të ndryshme që ka lidhje me lajmet për koronavirusin.

Në film, pandemia botërore, e cila ka emrin Mev-1, e ka zanafillën në Hong Kong. Një virus që transmetohet nga  një lakuriq nate (në arrati pas shkatërrimit të palmave në pyllin ku ai jetonte), pastaj kaloi në një derr. Atje gjendet një grua (Gëyneth Paltroë) e cila ka shkuar për një udhëtim pune. Pas kthimit të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sëmuret nga një grip, në dukje banal dhe vdes. Në një kohë të shkurtër viktimat shumëfishohen, nis alarmi mjekësor, gazetarët tregojnë se çfarë ndodh ndërsa paniku global përhapet. Ndërkohë, fillon edhe gara për të identifikuar pacientin zero dhe për të gjetur një vaksinë me tre shkencëtarë në vijën e parë, Marion Cotillard, Kate Winslet dhe Jennifer Ehle.

Reklama e filmit u realizua me baktere

Në atë kohë, Soderbergh iu drejtua virologëve dhe ekspertëve nga Shkolla e Shëndetit Publik Mailman University Columbia për këshilla që të ndërtonte skenarin, të nënshkruar nga Scott Z. Burns. Dhe filmi u lançua në Toronto: brenda dy enëve pjatave të mëdha "Petri" (pjatat që përdoren nën lupën e mikroskopit), kishte vendosur  disa baktere të gjalla ku kishte edhe penicilinë, myk dhe baktere të pigmentuara, të cilat u zhvilluan në kohëzgjatjen e një nate dhe më pas zbuloi titullin e filmit.

https://www.youtube.com/watch?v=4sYSyuuLk5g

Asgjë e çuditshme deri këtu, përveç faktit që shkencëtarët e Universitetit Columbia tani kërkuan nga regjisori dhe aktorët Matt Damon, Kate Winslet, Laurence Fishburne dhe Jennifer Ehle të "dhuronin" imazhin e tyre për disa mesazhe video: sesi të sillemi në ditët e koronavirusit. Një seri e botuar kjo në kanalin YouTube me titull “Kontrolloni Infektimin” me paralajmërimin: Përhapni fakte, jo frikë.

https://www.youtube.com/watch?v=b9gRf3L5QMU&feature=emb_logo

"Ky është një virus që nuk kemi parë kurrë më parë," thotë Matt Damon shumë i sigurt nga shtëpia e tij në Los Angeles, duke theksuar rëndësinë e mbajtjes së një distance për të mos e përhapur më tej virusin. "Do të duhet kohë që trupat tanë, dhe madje edhe mjekët, ta kuptojnë se çfarë është. Por ajo që ne po përjetojmë tani nuk është një film: është jeta e vërtetë. Askush nga ne nuk mund ta konsiderojë veten imun."

Kate Winslet, e cila është një epidemiologe në filmin “Contagion” në kërkimin e dëshpëruar të pacientit zero, shpjegon se sa e rëndësishme është të lahen duart, dhe këtë e tregon me detaje nga banjo e shtëpisë së saj, duke nënvizuar në një moment se "sot jeta jonë varet edhe nga ajo". Laurence Fishburne, pasi kishte theksuar se virusi në “Contagion” ishte thjesht rezultat i imagjinatës së një skenaristi, më pas paralajmëron të gjithë pasi këtë herë është një gjë e vërtetë dhe, për këtë arsye, duhet të qëndrojmë në shtëpi.

https://www.youtube.com/watch?v=GJ53Ju0tLDM&feature=emb_logo

Në fund, Jennifer Ehle, të cilës Soderbergh i kishte besuar rolin e një shkencëtari tjetër që lufton për krijimin e një vaksine efektive kundër virusit, shpjegon se çfarë është me të vërtetë koronavirusi dhe sa e rëndësishme është të dëgjosh vetëm zërin e shkencës. Dhe prej saj vjen edhe një paralajmërim për të pasur akoma besim: "Edhe kur njerëzimi përjetoi poliomielitin ishte i dëshpëruar dhe nuk dinte çfarë të bënte, tani ajo sëmundje fatmirësisht është zhdukur plotësisht".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë