Nisi seanca e fundit e Kuvendit për këtë sesion, ndërkohë që në rend dite është votimi i projektligjit për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, i njohur ndryshe si ligji i magjistratëve.
Bëhet fjalë për ligjin e shumëdebatuar që u shty që nga seanca e kaluar, pasi nevojiten 84 vota për miratim, ndërsa mazhoranca i ka bërë thirrje ish-aleates, LSI që ta votojë.
Por, nga ana tjetër përfaqësuesit e LSI patën deklaruar mosdakordësi për propozimet e kolegëve socialistë. Gjithashtu, dy projektligjet e tjera, të cilat u kontestuan nga opozita dhe nuk kanë konsensus janë projektligji për ndryshimet në Kodin Rrugor dhe Kodin Ajror.
LSI ka kërkuar ndërprerjen e seancës me 10 minuta për të mbledhur grupin e saj parlamentar në sallë. Ndërkohë, në sallën e Kuvendit janë të pranishëm vetëm deputetët e mazhorancës dhe disa të LSI, ndërsa deputetët e PD nuk kanë mbërritur ende.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.