Gjatë 12 orëve të fundit, Policia e Tiranës ka ushtruar kontrolle në një sërë lokalesh dhe baresh në kryeqytet ku zbuloi se lokalet përdoreshin për lojëra fati, ndërsa e njëjta gjë kryhej edhe me lojërat online. Mësohet që janë 70 të arrestuar për lojërat e fatit.
Mes të arrestuarve për lojërat e fatit edhe Elvis Mulaj, vëllai i Natasha Mulajt, kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe Gramoz Murataj, ortak i vëllait të Fatmir Xhafajt.
Një burim i sigurt i Gazetës “Si” tha që në orën 11:00 pritet që policia të ketë edhe një konferencë për shtyp.
Më herët , Gazeta “Si” ka raportuar me detaje mbi fenomenin e lojërave të fatit në lokale pas hyrjes në fuqi të ligjit që i ndalonte.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.