Koha kalon shumë shpejt kur jeni shtatzënë dhe një ditë papritur mund të ktheheni nga pasqyra dhe t’ju duket vetja si arushi Winnie-The-Pooh. Në muajin e pestë do të vëreni se barku juaj është më i madh, se bluza dhe xhinset nuk të bëjnë më. Keni nevojë të gjeni një veshje elegante deri në fund të shtatzënisë tuaj. Por, në të njëjtën kohë doni të harxhoni sa më pak para.
Të gjitha nënat e dinë se në kohën e shtatzënisë do të jemi të gatshme të blejmë një sërë veshjesh të cilat do të përfundojnë në depo pas disa muajsh. Por ka disa mënyra që të shpëtoni nga ky fenomen.
Thjesht duhet të bëni disa planifikime të vogla, duke përdorur të njëjtat rroba që keni. Mund të zgjatoni pjesën fundore të këmishave tuaja, duke i bërë ato fustane, ndërsa për fundet mund ta bëni belin e tyre elastik nëpërmjet një llastiku të butë. Gjithashtu, mund të qepni një pjesë të madhe llastiku në pjesët anësore të pantallonave që keni, për t’i bërë ato më të përshtatshme me barkun.
“Unë mendoj se në të gjithë duhet të mendojmë se kemi mundësi për të mos shpenzuar. Mjafton vetëm që gratë të eksperimentojnë në këtë gjë,” thotë Meredith Melling, 45 vjeç bashkëthemeluese e markës së veshjeve “La Ligne” dhe nënë e katër fëmijëve.

Kur “La Ligne” prezantoi fustanet me copë të hollë dhe të gjatë, funde të cilat mund t’i rregulloje belin sipas gjerësisë që dëshiroje, të gjitha gratë menduan se ato ishin veshje për gra shtatzënë.
Ka marka të ndryshme veshjesh për gratë shtatzëne, të cilat rimodelojnë koleksionet e tyre herë pas here. Në shtatzëninë e saj të tretë, 37-vjeçarja Brandi Seller-Jackson, nga Los Angeles, kuptoi se nuk do të duhet të blinte më shumë veshje, por as edhe të ndryshonte stilin e saj të veshjeve.
“Unë mendoj se njerëzit e mençur mund të rimodelojnë veshjet e tyre kur janë në pritjen e ëmbël”, shprehet Jackson. Ajo tregon se kryesisht i pëlqenin rrobat normale dhe investoi duke blerë copë për të plotësuar veshjet e saj. Por ajo këshillon të gjitha nënat që nëse duan të jenë disi revolucionare mund t’i krijojnë vetë veshjet e tyre.

“Mendoj se nëse do të blini xhins me bel të gjerë për të mbuluar barkun tuaj, kur të lindni do doni të shpëtoni prej tyre edhe nëse ato kanë cilësi të mirë,” thotë Vanessa Traina, një stiliste 35-vjeçare nga Nju Jorku.
Por në dallim nga Traina, shumica e grave bëjnë blerje pafund gjatë shtatzënisë së tyre, ndërkohë që ka gra të tjera që kanë modifikuar xhinset e tyre herëpashere për t’u përshtatur me diametrin e barkut të tyre.
Diçka tjetër që po i shqetëson nënat është edhe ndjenja e fajit se si të ruajnë identitetin e tyre me anë të veshjeve.
“Ajo që unë vesh është pjesë e identitetit tim dhe mënyra se si unë shpreh individualitetin që kam. Jam mësuar të vesh gjithmonë gjërat që dua, kështu që ideja për të pasur një veshje të përkohshme është e tmerrshme,” thotë aktorja 40-vjeçare Roya Shanks menaxhere e një restoranti në Nju Jork.
Ndërkohë, që ajo kishte qenë shtatzënë, kishte zgjeruar edhe më shumë fustanet që ajo mbante gjatë gjithë kohës, të ngjashme me fustanet që ishin në modë në vitet ’60.
Një këshillë shumë e vyer që këto gra japin për nënat gjatë shtatzënisë është që të qëndrojnë larg dyqaneve dhe të bëhen shoqe me një palë gërshërë dhe një gjilpërë. /The Wall Street Journal/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



