Lajme

Rrëmbimi i Jan Prengës, gjendet plastmasi me njolla gjaku vetëm 1 km larg resortit

Policia vijon kërkimet për gjetjen e trupit të Jan Prengës, i cilit u mor peng më 17 janar në Kamëz e më pas u vra nga pengmarrësit.

Mësohet se grupet e kërkimit kanë gjetur një plasmas me njolla gjaku 1 kilometër larg kompleksit “Golden”, “vendit të vdekjes”.

Copa e plastmasit është dërguar me urgjencë në Tiranë në laboratorin e kriminalistikës për të vërtetuar nëse i përket Jan Prengës. Në rast se është e tij, kjo është një shenjë që trupi i tij i pajetë është groposur në zonë.

Jan Prenga u mor peng më 17 janar në Kamëz dhe rrëmbimi i tij kishte në mes pazare droge. Rrëmbimi i tij erdhi si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizatorët dhe rrëmbyesit, si pasojë e disa konflikteve kriminale në Angli. Vëllai i Jan Prengës, që jetonte në Angli, ishte kontaktuar nga një grup i fuqishëm që me kamionin e tij të nxjerrë nga Mbretëria e Bashkuar rreth 283 kg kokainë, që mbërrinte nga Amerika Latine.Ai e kishte marrë porosinë dhe nuk e kishte çuar në destinacion.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë