Kansas City Chiefs u shpall kampion i NFL për herë të parë pas 50 vitesh teksa mundi në finalen e Super Bowl, San Francisco 49ers me përmbysje, ku rezultati përfundimtar ishte 31-20. Spektakli mes pushimit të dy pjesëve pati si protagoniste dy artistet latine, Shakira dhe Jennifer Lopez.

Spektakli i madh në Hard Rock Stadium u ndoq nga më shumë se 62,000 spektatorë. Para fillimit të ndeshjes, himni amerikan u interpretua nga Demi Lovato , dhe në pushimin e pjesës së parë, skena u nda midis Jennifer Lopez dhe Shakira, të cilat performuan një ndërthurje të hiteve të tyre më të mëdha.

New York Times shkruan se performanca e Jennifer Lopez, 50 vjeç, dhe Shakira, 43 vjeç, ishte madhështore, pasi të dyja këngëtaret i shfaqën publikut të gjithë talentin dhe sensualizmin e tyre. Ata kënduan një pjesë nga hitet e tyre më të mëdha, dhe performanca ishte një dëshmi e krenarisë së latinëve dhe kulturës së tyre.
Lopez këndoi përkrah të vajzës së saj Emme Antonhy hitin ‘Let’s Get Loud’, ndërkohë që pas tyre Shakira i shoqëronte teksa i binte baterisë. Pastaj Lopez u shfaq e mbështjellë me një flamur amerikan, i cili më pas u shndërrua në flamurin e Porto Riko. Shakira dhe Lopez mikpritën gjithashtu yjet reggaeton, Bad Bunny nga Porto Riko dhe J Balvin nga Kolumbia. Duke marrë parasysh që e gjithë performanca duhej të zgjaste vetëm 12 minuta, të dyja yjet duhej të prezantonin tërë karrierën e tyre dhe hitet më të mëdha në vetëm 6 minuta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




