Jete & Stil

Aromat gjatë natës ju nxisin ëndrrat e këqija

Kush e tha se vetëm përjetimet e këqija mund të shkaktojnë ankth dhe ëndrra të këqija natën.  Një studim i fundit në Japoni ka treguar se aromat e ndryshme të luleve apo të qirinjve aromatikë që mund të mbani në dhomë, bëjnë që njerëzit të shikojnë ëndrra të frikshme natën.

Katërmbëdhjetë vetë fjetën në kushte laboratorike, ndërsa shkencëtarët lëshonin aromë trëndafili në dhomën ku ishin pjesëmarrësit. Kur njerëzit u zgjuan në mëngjes, treguan se gjatë gjithë natës kishin parë ëndrra të frikshme.

Sipas shkencëtarëve, kjo gjë vjen për shkak se pjesa e trurit që përpunon aromën është e lidhur me pjesën që përpunon emocionet negative, përfshirë këtu edhe frikën. Studimi u botua në revistën “Sleep Medicine” dhe u zhvillua në laboratorin e Universitetit Hiroshima, Japoni.

Pjesëmarrësit, në moshën 18-vjeçare, shkuan në laborator për të fjetur dhe një grup shkencëtarësh monitoroi gjendjen e tyre të gjumit gjatë gjithë kohës, duke parë kështu edhe momentin e lëvizjes së shpejtë të syve (gjatë fazës REM, Rapid Eye Movement Sleep), e cila është një fazë kur njerëzit janë në një gjumë të thellë. Ky episod zgjat nga 10 minuta deri në një orë.

Gjithçka duket se lidhet me zonën Amigdala të trurit, e cila kryesisht përpunon emocionet negative siç është frika; zonë kjo që reagon edhe gjatë gjumit. Ajo është e lidhur me nuhatjen. Shkencëtarët shpjegojnë se pjesëmarrësit e kanë ndjerë këtë aromë të fortë sepse zona amigdala ka qenë “zgjuar”.

Një tjetër gjetje ishte se erërat gjatë natës mund të shkaktojnë një rikthim të fortë të kujtimeve emocionale. Studimi tregoi se preferenca e aromave nuk ndikonte tek ëndrrat, që do të thotë se nëse një pjesëmarrës e pëlqen aromën e trëndafilave nuk do të ketë ëndrra të këqija apo makthe. /Daily Mail/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë