Gjella me kripë e kripa me karar thotë populli, dhe nëse duam të shmangim disa probleme shëndetësore , duhet ti kushtojmë shumë rëndësi sasisë së kripës që ne marrim.
Konsumimi i tepruar i kripës lidhet edhe me kancerin e stomakut, osteoporozën dhe shfaqjen e edemës.
Po sa është sasia kripës që duhet të konsumojmë?
Rreth 10 vjet më parë, Organizata Ndërkombëtare e Shëndetësisë përcaktoi sasinë prej 6 gramësh si kufirin maksimal të konsumit ditor të kripës, një shifër kjo shumë më e ulët se mesatarja botërore që shkon nga 10 deri në 12 gramë. Pra, e kalojmë shumë masën në përdorimin e kripës. Rreth 80% e saj vjen nga produktet e konservuara apo të gatshme.
Përdorimi i kripës gjatë përgatitjes apo konsumit të ushqimit është e panevojshme. Kripa filloi të përdoret për konservimin e ushqimeve për një kohë më të gjatë, por me sistemet moderne të konservimit, përdorimi i kripës për konservim nuk është i nevojshëm dhe aktualisht ajo përdoret thjesht për t’u dhënë ushqimeve më shumë shije.
Kripa ndikon në rritjen e tensionit
Njëri nga efektet kryesore të kripës është rritja e tensionit arterial. Kjo ndodh pasi kripa ndikon në mbajtjen e lëngjeve nga organizmi, gjë që shkakton presion në arterie dhe ndihmon në shfaqjen e hipertensionit, gjë që nuk duhet parë si një problem i parëndësishëm, pasi hipertensioni shkakton 62 % të problemeve kardiovaskulare dhe 42 % të sëmundjeve të zemrës.
Si ta ndaloni këtë ‘epidemi’ të kohës moderne?
75% e kripës që ne marrim me anë të ushqimit ‘fshihet’ në produktet e gatshme apo gjysëm të gatshme që na ofron tregu, prandaj është shumë e rëndësishme, kur blini ushqim, kushtojini vëmendje përmbajtjes së kirpës (natrium).
Mos hani ushqim të shpejtë. Shmangni blerjen e ushqimeve të koservuara apo gjysëm të gatshëm. Përgatisni ushqim në shtëpi. Bëni supë me pak kripë.
Zvogëloni çdo ditë sasinë e përdorimit të kripës në ushqim. Për 8-12 javë do të kuptoni se nuk do të ndjeni nevojën për ushqim të kripur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.