Motosport

VIDEO/ Aksident në Rally Dakar, makina e Alonso humbet kontrollin

Aksident i frikshëm për Alonson në këtë edicion të Rally Dakar. Spanjolli, i cili garon me skuderinë Toyota, humbi ekuilibrin pas një dune me rërë dhe përplasi makinën, në etapën e 10, pa mbushur ende një kilometër nga starti i garës.

Pasi u përmbys duke bërë disa rrokullisje, makina në fund stopoi. Fernando Alonso dhe bashkëpiloti, Mark Coma nuk pësuan asnjë dëm serioz. Ky aksident, megjithatë, i kushtoi ekuipazhit spanjoll dy orë e gjysmë ndalesë, kohë e çmuar në lidhje me garën, duke i zbehur çdo mundësi për të përfunduar edicionin në podium. Momentet dramatike shkaktuan panik te të gjithë të pranishmit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë