Rend dhe Ligj

Shqipëria dhe Kosova thirrje qytetarëve të shmangin Iranin dhe Irakun!

Bombardimi i dy bazave amerikane në Irak duket se ka alarmuar Kosovën dhe Shqipërinë, të cilat u kanë bërë thirrje qytetarëvë të shmangin zonën e tensionit. Reagimi i parë erdhi nga Prishtina, e u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i shmangin udhëtimet drejt vendeve të tensionuara, Irak, Iran dhe Jemen. Ajo ka aktivizuar misionet diplomatike në Arabi Saudite, Turqi, Katar dhe Emirate të Bashkuara Arabe për të ofruar mbështetje të nevojshme konsullor për qytetarët nga Kosovës që punonë Irak dhe rajon.

“Qytetarë të dashur, dëshirojmë të kemi vëmendjen tuaj, pasi që ky njoftim vie si rezultat i tensioneve në këtë rajon. Ministria e Punëve të Jashtme është e informuar se ka shtetas të Kosovës që punojnë për Organizata ndërkombëtare dhe kompani të ndryshme në Irak”, thuhet në deklaratën zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Kosovës.

Ndërkohë Shqipëria duket se ka aktivizuar Ambasadën në Turqi, e cila ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që punojnë apo jetojnë në Irak të kontaktojnë nëse kanë nevojë për ndihmë.

Sipas mediave boterore të gjithë qytetarët e vendeve perëndimore apo atyre që kanë mbështetur SHBA janë të rrezikuar. Gjithashtu ambasada në Ankara ka vendosur edhe një numër telefoni në dispozicion për kontakt. Edhe SHBA bëri thirrje gjithë qytetarëve të saj që të largoheshin nga Iraku, ndërkohë që Shqipëria, e cila doli krah Trump për sulmin e të premtes është tashmë kundër Iranit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë