Moti

Stuhitë e shiut bllokojnë Shqipërinë, probleme në porte e rrugë

Që prej ditës së shtunë vijojnë reshjet dhe stuhitë e shiut në të gjithë vendin. Nga shirat intensivë, probleme janë hasur nga veriu në jug. Për shkak të motit të keq mësohet se një nga tragetet e linjës Bari-Durrës që duhej të mbërrinte në mëngjes në Durrës ka shtyrë lundrimin dhe është nisur drejt portit shqiptar mëngjesin e sotëm.
Ndërkohë një tjetër traget ka mbërritur me një vonesë dyorëshe, ndërsa ka nisur dhe fluksi i udhëtarëve që vijnë për pushime në atdhe këtë fundvit.
Deti regjistron forcën 8 ballë të shkallës Boufort dhe të hënën situata do të vazhdojë e njëjtë, por era do të ndryshojë drejtim. Ajo do të fryjë në drejtimin veriperëndim duke sjellë dhe ulje temperaturash, ndërsa deti do të ketë forcën 7 ballë.
Kjo situatë detare ka pezulluar përkohësisht nisjen e lundrimeve për anijet e tonazhit të ulët dhe të mesëm në Adriatik, përfshirë këtu dhe anijet e peshkimit.
Moti i keq ka pezulluar lundrimin edhe në Portin Detar të Vlorës.
Ky traget ishte nisur nga Brindizi në orën 16 të ditës së shtunë me 150 pasagjerë në bord, por si pasojë e motit të rënduar nuk ka mundur të ankorohet në kalatën e portit. Pas shumë tentativash trageti ka mundur të ankorohet vetëm mëngjesin e së dielës rreth orës 5:30.
Lundrimi është pezulluar për të gjitha mjetet e tjera, të cilat nuk duhet të dalin në det deri në përmirësimin e situatës.
Kjo fundjavë shënoi edhe fluksin në rritje të pasagjerëve që kthehen për të kaluar festat e fundvitit pranë familjeve dhe të afërmeve të tyre.
Po ashtu në Lazarat të Gjirokastrës, përroi i fshatit ka sjellë me vete inerte të shumta që kanë izoluar një prej lagjeve.
Po ashtu edhe në veri, ARRSH thotë se reshjet e shiut janë intensive. Probleme janë regjistruar në rrugën B. Curri-Valbonë nga rënia e gurëve.
“Kontraktorët e mirëmbajtjes me mjete dhe punëtorë janë në terren dhe raportojnë se po bëhet pastrimi i rrugës, B. Curri-Valbonë nga rënie të vogla gurësh. Në të gjitha akset qarkullimi realizohet pa probleme’, thotë ARRSH.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=897110820683528&id=448230332238248&__xts__[0]=68.ARB5dWsDx2ZkDnUP8PNZ1k7mCaT6U-65yQztvs1q8vgJgFCgd_Nxtqr3xtjkcF0bzV_Vr812dYd4exFhUcjfCfokBCYXF0OB6xsZbmikLBOSoerAaNYM32lFM0k3KEB_mRLDO_zkq0Dz41bHm6AHu7UyMGbu1Ja88u-7mYGP7HAwX1hv5KjwRW7iNsW_hn0uoWcswd1gSVNlheVYLFCMXWEXJ2ft-FxoqcM9b_QnaNfXkOdkWAF_s68t2mNO84LcOEAwAfzY0ntKSuB2Uat00sOzgGRfYKBFKiUPuRoU5mVgSH_2elXvE6kqOP718boF3t0k0-sal8fDv73l3pHej5o&__tn__=-R


Ndërkohë, sipas IGJEUM-it, nga llogaritjet këto reshje mund të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm; Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.
“Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë fundit të ditës së sotme (e diel, dt. 22) ka reshje intensive, pothuajse në të gjithë territorin. Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, këto reshje do të sjellin rritje të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë. Lumenjtë dhe përrenj e vegjël mund të shfaqin probleme me përmbytje lokale ose përmbytje urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në disa nga qytetet kryesore (Tiranë, Elbasan, Lezhë, Durrës, Korçë, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër). Ditën e nesërme (e hënë, dt. 23) prurjet do të vazhdojnë të jenë të larta por me tendencë ulje pas mesditës. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/igjeum/posts/1543203192500188?__xts__[0]=68.ARB7AcBu24yHYonedCeoASDHlLdNebeaZfgf05WH6EwNBqoBM_i3J00f2zLuV0Te_uqLhZMTf4-sr3ZK8CctbbAhbIgZW_2OEr8ymnkF2lTzHzEag4fupP0LR2KrG20pes4DSEy7R10OcvfMK2hWZqyI5qUwGAkrSzUnZvd4fwsmVHZtz7RH8ZmjCIMy57MAPPdoTGpVmOpw3YcRIOGowedhmMM1H_Y7W_kbIFRtrn7abtHgjdv26QE8t-pXbY4nr3dNXpK6Ffm2xBcAjQVBvFnp9wZQL1nE2lB-4u9tJuXl4Fyps9P2xnTX6x1Aq0fDdokl2Q3dKY3BqqU0fFHW5Gi_QA&__tn__=-R

Situata e rënduar e motit, me rreshje të dendura shiu, erë të fortë dhe shtrëngatë ka krijuar vështirësi për kalimit në disa prej akseve rrugore në vend. Sipas informacioneve të Autoritetit Rrugor Shqiptar ka pasur rënie gurësh dhe dherash në rrugë, pemë të rrëzuara si dhe mbetje të tjera, të cilat kanë krijuar vështirësi në rrugë.
Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve kanë qenë në gadishmëri të plotë dhe kanë ndërhyrë në kohë për të eleminuar këto vështirësi.
Në Rajonin Verior është ndërhyrë në të gjithë segmentet rrugore. Me problematike është paraqitur situata në aksin Bajram Curri –Valbonë, ku ka pasur rënie masive gurësh dhe dherash. Rënie materialesh ka pasur edhe në segmentet Hani i Hotit – Tamarë, Mjedë –Pukë, Fushë Arrëz –Kukës. Ndërhyrja e menjëhershme ka bërë që situata të normalizohet dhe aktualisht nuk ka probleme. Kalueshmëria është normale në të gjitha akset e rajonit.
Ndërkohë në vendin e quajtur Krajkë në Fushë Bulqizë, një mjet është përmbysur nga era e fortë, por pa deme në njerëz. Punonjësit e kompanisë së mirëmbajtjes së rrugëve, të cilët ndodheshin aty kanë ndërhyrë dhe me mjetet e tyre kane bërë të mundur ngritjen e automjetit.
Në Rajonin Qendror situata e rrugëve ka qenë më e qetë, megjithë rreshjet e dendura. Në të gjithë akset e këtij rajoni qarkullimi ka qenë normal.
Në Rajonin Jugor ka pasur rënie të mëdha gurësh dhe inertesh në akset Ura e Leklit – Këlcyrë dhe Berat – Çorovodë, si dhe në vendin e quajtur Shkalla e Zezë në aksin Gjitokastër – Tepelenë. Ndërsa në akset Tepelenë-Dukaj dhe Këlcyrë – Përmet ka pasur rënie pemësh. Është punuar nga kontraktorët për pastrimin e tyre të menjëhershëm dhe aktualisht të gjithë akset janë me kalueshmëri normale.
Ndërkohë në Vuno gjatë natës, është rrëzuar një mur i vjetër i një shtëpie dhe gurët kanë bllokuan një korsi të rrugës. Është ndërhyrë dhe situata është normalizuar shpejt.
Strukturat e ARRSH dhe të gjithë kontraktorët, në të tre rajonet, janë në gadishmëri dhe në monitorim të situatës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë