Mjedis

Sateliti i ESA-s kap rrjedhjen e gazit metan nga hapësira, për 20 ditë u çliruan 50 mijë tonë

Shkencëtarët kanë analizuar të dhënat e regjistruara në shkurt të 2018-ës nga një satelit i Agjencisë Hapësinore Europiane dhe kanë arritur në përfundimin se brenda 20 ditëve një pus natyror në Ohajo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka çliruar në atmosferë një sasi prej 50 mijë tonësh gaz metan.

Gjetjet u bënë publike ditën e hënë dhe shkencëtarët theksojnë rëndësinë që ka përdorimi i teknologjisë dhe sidomos i të dhënave të grumbulluara nga satelitët për të studiuar dhe zbuluar sasitë e ndotjes, si në këtë rast.

Të dhënat u grumbulluan nga sateliti Copernicus Sentinel-5P dhe sipas tyre, për 20 ditë me radhë u emëtuan në atmosferë 120 tonë metanë në orë nga shpërthimi i gazit natyror. Era e ka shpërndarë gazin në një hapësirë prej mijëra kilometrash/katrorë në veri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e deri në Kanada.

Artificialisht, gazi metan çlirohet në atmosferë edhe nga makinat me naftë. Për të kuptuar sasinë e gazit të çliruar natyralisht në SHBA në shkurt të vitit të kaluar, mjafton të përmendet fakti që pjesa më e madhe e vendeve të Bashkimit Europian, nuk arrijnë që të çlirojnë 50 mijë tonë gaz metan nga atmosferë përgjatë një viti të tërë.

“Satelitet mund të masin përqëndrimet e gazrave serrë të emëtuar nga një pikë e caktuar. Ky rast na e provoi këtë. Kjo teknologji e Sentinel-5P do të shfrytëzohet në të ardhmen, e po ashtu do të matet edhe dioksidi i karbonit”, thotë Claus Zehner, drejtues i misionit Copernicus Sentinel të ESA-s.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë