Pas tërmetit të fuqishëm, e gjithë Shqipëria është sensibilizuar dhe po mbledh ndihma për familjet e prekura.
Kryeministri Edi Rama njofton se “https://e-albania.al/dhuro është adresa unike shtetërore ku mund të adresohen dhurimet.
“https://e-albania.al/dhuro, ADRESA UNIKE SHTETËRORE PER TË KONTRIBUAR NË MBËSHTETJE TË FAMILJEVE TË PREKURA NGA FATKEQËSIA NATYRORE”, shkruan Rama në “Facebook”.
Edhe ministrja e Financave, Anila Denaj, nëpërmjet një statusi në “Facebook”, ka bërë me dije se qeveria ka vendosur në dispozicion një adresë të vetme për të gjitha llojet e kontributeve.
Sipas qeverisë, të gjitha llojet e kontributeve duhet të shkojnë në një adresë të vetme.
“Kontributi i çdo shqiptari, kudo në botë, sot është shumë i vlefshëm në këtë situatë të gjendjes së jashtëzakonshme.
Për çdo qytetar apo biznes, që ka mundësinë të kontribuojë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti shkatërrues, qeveria vendos në dispozicion një adresë të vetme për të gjitha llojet e kontributeve”, shkruan ministrja Denaj në “Facebook”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




