Lajme

NATO solidarizohet me Shqipërinë, ul flamurin kuqezi në gjysmështizë

Shqipëria prej orës 4 të mëngjësit, po kalon orë tmerri, pas tërmetit të rënë në Durrës e Shijak që u ndje në të gjithë vendin.

Për t’u solidarizuar me shqiptarët, NATO në selinë e saj qendrore ka ulur flamurin kuqezi në gjysmë shtizë. Po ashtu në gjysmë shtizë është ulur dhe flamurin e Francës, në nder të ushtarëve të rënë në Mali.

“Flamujt e aleatëve tanë, Shqipëria dhe Franca, janë në gjysmështizë, jashtë selisë së NATO-s, pas tërmetit në Shqipëri dhe për të nderuar ushtarët francezë të rënë në Mali”, thuhet në mesazhin e NATO-s në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë