Shqipëria është tronditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 në orët e para të mëngjesit të sotëm, epiqendra e të cilitt ka qenë në Durrës por është ndjerë në të gjithë vendin.
Por pas këtij tërmetit vendi ynë është goditur edhe nga 27 tërmete të tjera. Intensiteti i goditjeve ka qenë në zbritje, ku më i forti ishte ai i një ore më parë me magnitudë 5.4 ballë. Lëkundje të tilla shënohen thuajse çdo 10 minuta. Që prej mesnatës vendi ynë është përballur më dhjetera lëkundje, duke shënuar pikun e aktivitetit sizmik në rajon. Lëkundjet me epiqendër në Shijak janë ndjerë në 5 shtete fqinje.

Deri më tani raportohet për 7 viktima dhe mbi 300 të plagosur. Një viktimë u shënua në Thumanë një grua e moshuar humbi jetën pasi u zu nën rrënoja por shpëtoi nipi i saj, i cili u nxorr gjallë nga gërmadhat. Dy viktima u shënuan në Kurbin, një person humbi jetën, pasi i përfshirë nga paniku në tentativë për t’i shpëtuar u hodh nga ballkoni. Po në këtë qytet, një tjetër ndërroi jetë pasi duke drejtuar automjetin humbi kontrollin duke u përplasur për vdekje.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




