Lajme

Shkrumbohet gjatë natës makina e gjyqtarit të Shkodrës, Andri Ymeri

Rreth orës 23:30 të mbrëmjes së kaluar, një automjet në pronësi të shtetasit Andi Ymeri është përfshirë nga flakët.
Ymeri ka qenë drejtues për disa vite i Gjykatës së Shkodrës.
Mësohet se dy persona me skafandër në kokë dhe me një motor janë afruar te mjeti tip “Benz” i gjyqtarit Andri Ymeri duke e lyer me lëndë djegëse benzinë dhe duke i vënë flakën makinës që ndodhej e parkuar afër kishës françeskane në Shkodër.
Dy autorët pasi janë siguruar se mjeti mori flakë, janë larguar me shpejtësi.
Menjëherë pas zjarrit të përhapur me shpejtësi janë lajmëruar efektivët zjarrfikës, të cilët kanë mbërritur në vendngjarje duke tentuar të shuajnë flakët.

Ndërkohë, gjyqtari Andri Ymeri ka reaguar duke thënë se djegia e makinës së tij ka lidhje me detyrën.

Gjyqtari Andri Ymeri

“Gjyqtari duhet të jetë i përgatitur për çdo gjë. Nëse kam qenë unë objektivi ta harrojnë se më bëjnë presion për punën time. Nëse kam qenë objektivi, normalisht që për shkak të detyrës.
Gjyqtari duhet të jetë i përmbajtur dhe i rezervuar. Çfarë kam pasur për të thënë i kam thënë në institucion”, mësohet të jetë shprehur ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë