Presidenti Ilir Meta dekoron shoqatën e “Veteranëve” me vlerësim me të lartë, duke i akorduar titullin “Nderi i Kombit”. “Kam kënaqësinë të ndaj me ju vendimin tim për të nderuar, në kuadër të 75-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, Organizatën e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”. Gjaku për Çlirimin e Atdheut nuk mund të bëhet ujë!”, shkruan presidenti me anë të një postimi në Facebook.
Në dekretin e nxjerrë theksohet se organizatës i akordohet kjo dekoratë me vlerësim “Për kontributin e pashembullt që ka dhënë e jep kjo organizatë në mbrojtjen e idealit të luftës për liri dhe transmetimit tek brezave e rinj, të vlerave, sakrificave dhe vetëmohimit të treguar gjatë epopesë së lavdishme të luftës nacionalçlirimtare”.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




