Policia e Durrësit ka arrestuar një shtetas, i cili kërkohej nga drejtësia italiane.
Policia thotë se në pranga është vënë shtetasi me inicialet S .J., banues në Durrës, i cili kërkohej nga Italia, për trafik droge e kokainë dhe si pjesë e një organizate kriminale.
Mësohet se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Cagliarit,Itali, më 17 korrik të këtij viti ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Drogë, Kokainë, Organizatë kriminale” parashikuar nga Kodit Penal Italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.