Lajme

Grali i Shenjtë i energjisë së pashtershme

Bill Gates ja ka dalë mbanë që të mbajë të fshehtë një prej projekteve më ambicioze të tij, që lidhet me gjetjen e një burimi të pashterueshëm energjie, për më tepër miqësor me mjedisin.

Bëhet fjalë për projektin “Heliogen”, ku bosi i Microsoft ka investuar miliarda dollarë brenda një harku të shkurtër kohor. Paratë janë shpenzuar kryesisht në burime njerëzore dhe zhvillimin e inteligjencës artificiale. Sot, investimi i kryer duket se ka dhanë frutet e para.

Kompania “Heliogen” njoftoi se ka zbuluar një metodë, që duke shfrytëzuar inteligjencën artificiale dhe një fushë me pasqyra që reflektojnë rrezet e Diellit të gjenerojë nxehtësi deri në 1 mijë gradë celcius. Kjo do të thotë se potancialisht ka zbuluar, ose i është afruar zbulimit të energjisë së pashtershme.

Për të kuptuar akoma më tej rëndësinë e këtij zbulimi mjafton të theksohet se me nxehtësinë 1 mijë gradë celcius, energjia diellore mund të përdoret në të ardhmen jo fort të largët për të prodhuar çimento, xhama dhe produkte të tjera industriale që kërkojnë nxehtësi të mëdh për t’u përftuar.

Dallimi i madh është që përmes kësaj metode nuk prodhohen mbetje të dëmshme për mjedisin, siç është dioksidi i karbonit. Pra, drita e Diellit mund të zëvendësojë lëndët djegëse që çlirojnë pas dioksid karboni dhe materiale të tjera edhe më të dëmshme për shëndetin dhe ambientin.

“Jemi duke zbatuar një teknologji në gjendje që të kushtojë më lirë sesa lëndët djegëse tradicionale dhe që mbi të gjitha nuk emëton në hapësirë dioksid karboni. Ky është Grali i Shenjtë”, thotë për CNN Business Bill Gros, themelues dhe drejtues ekzekutiv i “Heliogen”.

Kompania tregohet e rezervuar duke mos dhënë më tepër hollësi teknike, për të mos zbuluar padashje për kompanitë rivale një teknologjia që ende është në fazë testuese. Por, ka hamendësime që thonë se inteligjenca artificiale përdoret për të përllogaritur këndin që prodhon më shumë energji dhe më pas për të drejtuar në mënyrën automatike pasqyrat përthithëse të rrezeve të Diellit në këtë kënd.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë