Operatorit i Shpërndarjes së Energjisë njofton se ditën e sotme dhe të nesërme disa lagje të Tiranës dhe të Sarandës do të qëndrojnë për disa orë pa energji elektrike.
OSHEE thotë se shkak i stakimit të energjisë janë riparimet e kabinave elektrike.
Në Tiranë do të ketë shkëputje të energjisë nga ora 9 deri në orën 15 pjesërisht në rrugët “Mine Peza”, “Fortuzi”, “Vath Korreshi” dhe “Mihal Grameno”.
Stakime do të ketë edhe në rrugët “Gjin Bue Shpata”, “Margarita Tutulani” dhe “Zef Jubani”, por me kohëzgjatje më të ulët.
Ditën e nesërme energjia do të ndërpritet pjesërisht pranë sheshit “Avni Rustemi”.
Ndërkohë, në Sarandë, OSHEE thotë se pa energji do të jenë fshatrat Livadhja, Konispol, Markat dhe Aliko për shkak të remontit të linjës 35 kV.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




