Lajme

Gjyqtari Admir Thanza, i dënuar për vjedhje në Itali

Ka nisur rreth orës 09:30 seanca dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për anëtarin e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza.

Sipa një zbulimi të bërë në ONM, gjyqtari Thanza rezulton i dënuar në Itali.

“Admir Thanza ka qenë i dënuar nga shkalla e parë në Itali në vitin 1999 me 40 ditë burg dhe 100 mijë euro gjobë, për vjedhje në bashkëpunim me persona të tjerë”, ishte konkluzioni i KPK-së.

Vetë gjyqtari nuk e ka deklaruar këtë të dhënë, por e ka pranuar dënimin në shtetin italian. Ai thekson se nuk e ka pranuar krimin për të cilin akuzohet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë