Policia e Shkodrës ka arrestuar një 20-vjeçar dhe ka proceduar në gjendje të lirë një 18-vjeçar, për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Policia thotë se është arrestuar shtetasi me inicialet A. N. 20 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër.
Ndërkohë është proceduar në gjendje të lirë shtetasi M. M., 18 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër.
Siç njofton policia, arrestimi i 20-vjeçarit u bë pasi së bashku me shtetasin M. M., në lagjen “Vasil Shanto”, gjatë kontrollit u është gjetur nga një qese plastike me lëndë narkotike cannabis sativa, si dhe në afërsi të tyre është gjetur një thikë dhe një paketë cigaresh, brenda së cilës kishte lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë 4.6 gr., e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje të armëve të ftohta”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.