Lajme

Meta fton Bashën në një takim “urgjent”

Presidenti Ilir Meta kërkon një takim urgjent me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe drejtues të tjerë të opozitës së bashkuar.

Ftesa për takim i është drejtuar vetëm Lulzim Bashës, ndërkohë që për dijeni janë vënë Monika Kryemadhi, Fatmir Mediu, Agron Duka, Vangjel Dule, Nard Ndoka, Dashamir Shehi dhe Shpëtim Idrizi.

Meta kërkon që takimi të mbahet para ditës së mërkurë.

“Nisur nga situata dramatike në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të paparashikueshme ju ftoj juve dhe të gjithë kryetarët e Partive të Opozitës së Bashkuar në një takim, në një kohë sa më të shpejtë, mundësisht përpara ditës së mërkurë, datë 20.11.2019”, thuhet në të.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë