Në 1968-ën, Andy Warhol deklaronte se në të ardhmen, çdo njeri do të ketë 15 minutat e tij të famës. Ai kishte të drejtë se çdo person do të kishte mundësinë për të gëzuar famën e tij, por nuk kishte llogaritur rrjetet sociale për të parashikuar kohëzgjatjen e saktë të kësaj fame.
Francesca Tajè, një tifoze e Juventusit është rasti më i mirë për të rrëzuar pjesën e dytë të parashikimit të Andy Warhol.
21-vjeçarja u gjend në kohën e duhur dhe momentin e duhur për të tërhequr vëmendjen e regjisë gjatë transmetimit të ndeshjes Juventus-Milan. Kamerat e fiksuan për pak sekonda, por ato mjaftuan që ajo të shndërrohej në “hitin” e radhës në rrjetet sociale.
Taje numëronte rreth 4 mijë ndjekës në Instagram para këtij episodi të ndodhur në ndeshjen Juve-Milan, ndërsa tani numëron rreth 90 mijë ndjekës dhe shifra e bashkë me të edhe fama vazhdon të rritet me shpejtësi edhe pas një jave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)







Lini një Përgjigje