Policia e Matit ka vënë në pranga një 23-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim si person me rrezikshmëri shoqërore.
Ai akuzohet për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
23-vjeçari ishte i dënuar më parë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Vjedhja” dhe “Kundërshtim i urdhrit të punonjësit të Policisë”.
Pas informacioneve të marra, Policia e Matit ka bërë lokalizimin e vendndodhjes së autorit M. H., 23 vjeç, banues në Burrel.
Siç njofton policia, pasi është rrethuar banesa e tij, i riu është fshehur në tavanin e saj, por pas kontrollit është vënë në prangat e Policisë.
Policia thotë se ky shtetas në orët e vona të natës më 30 tetor 2019, në afërsi të stadiumit të qytetit Burrel është përfshirë në një konflikt me shtetasin K. Ll., duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij.
Gjithashtu, është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit K. Ll.
Vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së përdorur nga shtetasi i lartpërmendur.
Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




