Kryeministri Edi Rama u shpreh se është i gatshëm që të udhëtojë me kreun e opozitës, Basha për të zhvilluar takime në Europë, që do të mundësonin hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE. Deklarata e kreut të qeverisë u bë gjatë konferences për media me homologun belg, Charles Michel. Rama deklaroi se Shqipëria meriton një vendim për të hapur negociatat, i cili nuk do të ishte fundi i përpjekjeve të vendit, por fillimi i një faze të re dhe të gjatë përpjekjesh. Rama mirepriti mbështetjen e Belgjikës dhe të partnerëve europianë në rrugën evropiane. Kryeministri belg, Michel u shpreh se vendi i tij do të shprehet me vendosmeri në qershor ne lidhje me vendimin për të mbështetur hapjen e negociatave për Shqipërinë. Ai u shpreh i bidur për ndershmërinë e Belgjikes në marrjen e vendimit, duke marrë parasysh përpjekjet e bëra nga Shqipëria.
Në lidhje me ceshtjen e emigranteve, Michel u shpreh se Belgjika e konsideron Shqipërinë si një vend të sigurtë dhe duhet të bashkëpunohet për të parandaluar format e emigracionit ilegal.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.