Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Dunicë të Pogradecit. Tetë persona kanë dhunuar një 40-vjeçar, pasi kishin konsumuar pije alkoolike në lokalin në pronësi të tij.
Mësohet se është dhunuar barbarisht me mjete të forta para lokalit të tij shtetasi Erjon Çollaku, duke mbetur pa ndjenja.
Ai është transportuar në spital, ku ka marrë mjekimin e nevojshëm, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht se ka marrë dëmtime në të gjithë trupin.
40-vjeçari ka denoncuar rastin në polici dhe ka deklaruar se nuk i njihte dhunuesit, duke mohuar të ketë pasur konflikte.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.