Tri vjet më parë, Erika Hurt parkoi makinën në një parking rreth drekës dhe nxori dozën e heroinës përpara se të shkonte tek nëna e saj. E etur për të marrë dozën ajo nuk po mendonte se djali i saj 10 muajsh Parker po e shihte nga sendilja e pasme e makinës. “Kisha marrë e më parë drogë, ndodhesha në një moment të vështirë të jetës sime ku gjërat nuk më ecnin”, tha Hurt, atëherë 25 vjeç.
Ajo mori mbidozë dhe makina e saj u gjet në anë të rrugës nga policia , ndërsa Parker ndodhej në sendilen e pasme, me gjilpërë në dorë. Një imazh i saj u fokusua nga kamera e policisë dhe shumë shpejt u bë publike. Fotoja ku ajo shfaqej në gjendje të rëndë shumë pranë fëmijës së vogël do të bëhej virale shumë shpejt në rrjet, duke marrë ndjeshmërinë në të gjithë vendin.
Mjekët u përpoqën ta kthenin në gjendje normale, ndërsa nëna e saj u thirr menjëherë në vendngjarje.
Kur më vonë ajo mësoi se fotoja e saj ishte bërë virale u ndje e turpëruar dhe e poshtëruar. Ajo nisi të shqetësohej për të birin se si do ta komentonte ai më vonë atë foto. Kështu jeta e saj ndryshoi. Ajo nisi të mendonte se si të bëhej e denjë, duke hequr dorë nga droga.
Tri vite më vonë tashmë Hurt po bën virale një tjetër foto, ku duket e qeshur dhe plot shëndet pranë të birit. Miliona njerëz do të shihnin sërish foton, një pjesë e ndjekësve kishin vënë shumë pranë njëra tjetrës dy fotot për të vënë re ndryshimin.
“Sot festoj tri vite të rikthimit në jetë, dhe djali im tashmë ka nënën e tij”, shkroi ajo në diciturën e fotos.
“Ndjehem e lumtur”, tha ajo. Tashmë kjo foto po qarkullon në rrjet si një mënyrë për të treguar dy anët e medaljes ku sigurisht fotoja ku Hurt shfaqet e buzëqeshur është më e bukura.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.