Pas takimit në Elbasan, lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon sot ditën e dytë të turit kombëtar të takimeve “Rrugëtimi për Shqipërinë”.
Basha dhe mbështetësit e tij do të zbresin pasditen e sotme në qytetin e Korçës. Ditën e djeshme në Elbasan, Basha u ndal kryesisht tek arsimi dhe frenimi i emigracionit.
Me anë të një mesazhi në “Facebook”, Basha iu bën thirrje gjithë të rinjve të bashkohen sot në Korçë, ndërsa zbulon se takimi do të zhvillohet në bar “Mon Amour”, në hyrje të qytetit juglindor.
“Sot vijojmë në Korçë me ‘Rrugëtimin për Shqipërinë’. Ftoj të rinjtë e dhe të rejat Korçës të bashkëbisedojmë sot në orën 17:00”, shkruan kryedemokrati Basha në “Facebook”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




