Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një 21-vjeçar, pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Mësohet se shtetasi i arrestuar është me inicialet K. V., 21 vjeç ,banues në Laç, Kurbin.
Siç njofton policia, ky shtetas, në lagjen nr. 5, Laç, Kurbin, ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjetën 1 armë zjarri automatik dhe 5 fishekë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




