Shtyhet për në datën 7 nëntor seanca për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi. Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka kërkuar që provat e gjyqtarit Muçi të paraqiten në formën e kërkuar.
Muçi doli paraditen e sotme përpara trupit gjykues në KPA, ku Komisioneri Publik ka apeluar konfirmimin e tij në detyrë.
Trupi gjykues ka marrë aktet nga dy prokuroritë në lidhje me informacionet e kërkuara nga KPA. Për ish-prokurorin e Krimeve të Rënda pretendohet se ka bërë deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë, por Muçi e ka quajtur atë të pabazuar dhe ka dorëzuar prova të reja.
Sipas Komisionerit Publik, subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur me të nuk e justifikojnë pasurinë. Një raport sekret i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar po merret gjithashtu në shqyrtim.
Presidenti Ilir Meta e ka propozuar Besnik Muçin si një prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Në dekretin e nxjerrë, Meta tha se është mbështetur në dokumentacionin e përcjellë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.