Një automjet është djegur plotësisht në autostradën Tiranë-Durrës mesditën e kësaj të hëne.
Mësohet se ngjarja rrugore ka ndodhur në zonën e Sukthit.
Makina që është shkrumbuar është me targaa Aa 289 CR. Ajo ka qenë me pasagjerë në momentin që është përfshirë nga flakët për arsye ende të paqarta. e
Fatmirësisht, drejtuesi dhe pasagjerët kanë dalë në kohë dhe kanë shpëtuar pa asnjë problem.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




