Lajme

Dorëhiqet gjyqtari i “21 janarit”, Agim Bendo

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Agim Bendo ka paraqitur kërkesën për dorëheqje pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe komisionit të vettingut.
Në mbledhjen e sotme të KLGJ-së, do të shqyrtohet edhe kërkesa e gjyqtarit Agim Bendo për dorëheqje.
Verifikimet për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Tiranë, Agim Bendo, i cili është pronar i disa pasurive kanë nisur që gjatë muajit shtator të vitit 2018, e ndërsa do të dilet para vettingut, i ka bërë parapritë duke u larguar nga sistemi.
Bendo ka gjykuar disa çështje të bujshme në historinë e drejtësisë shqiptare, nga 21 Janari, te dosja Hakmarrja për Drejtësi, çështja e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, etj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë