Lajme

Gjendet e mbytur një grua në plazhin e Durrësit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në Durrës, ku një grua është gjetur e mbytur në plazh. Viktima është pikasur fillimisht nga banorët e zonës pranë Pistës Kosova. Gruaja nuk është identifikuar ende, por raportohet të jetë mes 25-30 vjeç.
Trupi i pajetë i të resë është nxjerrë në breg nga Policia Kufitare. Pritet që viktima të dërgohet në morg, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për verifikime të mëtejshme.
Nga të dhënat e para, raportohet se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, çka lë të kuptohet se e reja është mbytur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë