Piloti gjerman i Ferrarit, Sebastian Fetel ishte protagonist i një episodi interesant në Amerikë, ku zhvillohet sot gara e radhës. “Marijuana është legale këtu në Teksas” – iu drejtua Fetel një gazetari vendës, duke e lënë jo pak të surprizuar.
Në fakt, piloti gjerman, ashtu si gjithë të tjerët, është mësuar me aroma të ndryshme në makinë dhe në garazh, por në disa nga kthesat e pistës ku do të zhvillohet “Çmimi i Madh i Amerikës” ka ndjerë një aromë ndryshe. E ka ndjerë këtë aromë edhe në korsinë e bokseve. “Po, e ndjeva aromën e marijuanës nga makina. Është një çmenduri!”, – ka thënë më tej Fetel me një buzëqeshje, duke saktësuar se aromën e marijuanës e kishte ndjerë në mënyrë të veçantë në kthesat numër 1 dhe 11.
Përdorimi i marijuanës në Teksas nuk është i legalizuar, por, me sa duket, kjo nuk e ka ndaluar ndonjë tifoz amerikan të tymosë ndonjë cigare në tribunë. Fetel më pas nuk i ka kushtuar shumë rëndësi këtij fakti dhe situatën e pazakontë e mbyllur një shprehje ironike. “Është gjithmonë bukur të garosh këtu”, – tha piloti gjerman.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.