Lajme

Vettingu ndan kryeprokuroren e Tiranës nga burri

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj është në listën e pritjes së subjekteve të vettingut. Por, ende pa dalë në seancën e parë dëgjimore përpara Komisionit të Pavarur të Kualifkimit procesi i rivlerësimit i ka dhënë pasojat për të.

Vettingu është bërë shkak që Imeraj, që para se të merrte drejtimin e Prokurorisë së Tiranës ka qenë pjesë e Prokurorisë për Krimet e Rënda dh e grupit të prokurorëve që kërkuan arrestimin e Saimir Tahirit, të kërkojë divorcin nga bashkëshorti i saj, Agron Bajri.

Kërkesa është dorëzuar në Gjykatën e Tiranës më 24 tetor dhe arsyet se përse prokurorja kërkon divorcin nga bashkëshorti, me të cilin ka dy fëmijë lidhet drejtpërdrejtë me vettingun. Bashkëshorti i Imerajt, Agron Bajri është përplasur verbalisht me Genta Tafa Bungon, anëtare të trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që në shortin e hedhur do të vlerësojë Elisabeta Imerajn për pasurinë, integritetin dhe aftësitë profesionale.

Vetë Elisabeta Imeraj thotë në kërkesën për divorc se bashkëshorti ja ka mbajtur të fshehtë këtë fakt, duke i vënë në rrezik karrierën në sistemin e drejtësisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë