Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Lezhë, ku ka humbur jetën një person.
Mësohet se një automjet është përplasur me një motor, ndërsa drejtuesi i këtij të fundit ka ndërruar jetë. Viktima është Tomë Deda 55 vjeç, banues në Grykë Lumi,Lezhë.
Pas përplasjes së fortë me motorin, makina ka përfunduar në kanalin anash rrugës.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




